Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila zhvillohet në stadiumin MetLife në New Jersey.
Pak para fillimit të ndeshjes, të dy përzgjedhësit kanë publikuar formacionet zyrtare, duke konfirmuar 11-shet që do të zbresin në fushë në sfidën për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.
Argjentina synon të mbrojë titullin e fituar në Katar 2022, ndërsa Spanja kërkon të rikthehet në majën e futbollit botëror me triumfin e saj të parë që nga viti 2010.
