Platforma sociale e Facebook po përjeton probleme të konsiderueshme operative të dielën në mëngjes (19 korrik). Po kështu edhe ajo e Instagramit.
Mijëra përdorues të rrjetit social të njohur kanë raportuar probleme me përdorimin e tyre në minutat e fundit (rreth orës 09:30). Të dyja platformat janë në pronësi të “Meta”.
Në veçanti, sipas Downdetector, disa persona raportuan se nuk ishin në gjendje të lidheshin me platformën dhe të shihnin faqen kryesore të platformës në internet.
