Brcelona ka publikuar një video emocionuese në prag të finales së madhe të Kupës së Botës 2026, ku do të përballen Spanja dhe Argjentina.
Në qendër të vëmendjes janë dy emra të lidhur ngushtë me akademinë legjendare të klubit katalanas, Lionel Messi dhe Lamine Yamal.
Në videon e publikuar, Barcelona rikthen pamje nga hapat e parë të Messit me fanellën e katalunasve, si dhe momentet e para të Yamalit në akademinë e famshme, La Masia, duke vënë në pah rrugëtimin e dy yjeve drejt finales së Botërorit.
“Finalja e Kupës së Botës kalon përmes La Masias”, është mesazhi që shoqëron videon, duke theksuar rolin e akademisë së Barcelonës në formimin e dy futbollistëve.
