Lajme Sport

Anglia spektakolare në pjesën e parë, Saka shënon golin e tretë

Anglia ka thelluar më tej avantazhin ndaj Francës në sfidën për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.

Në minutën e 37-të, “Tre Luanët” realizuan edhe golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 0-3.

Pas disa tentativave brenda zonës së rreptësisë, Marcus Rashford arriti të pasojë për Bukayo Saka, i cili përballë portës së boshatisur nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Një pjesë e parë perfekte për Anglinë, që po dominon Francën dhe është shumë pranë sigurimit të medaljes së bronztë.