Botë Lajme

Sulmi iranian dëmton një stacion të energjisë dhe furnizimit me ujë në Kuvajt

Qeveria e Kuvajtit tha se një sulm iranian ka dëmtuar një stacion të energjisë elektrike dhe të shkripëzimit të ujit.

Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme e Kuvajtit njoftoi se sulmi shkaktoi zjarr dhe dëmtoi “një numër të madh të njësive të prodhimit të energjisë elektrike”. Qeveria kuvajtiane tha se zjarri tashmë është shuar.

Rreth 90% e furnizimit me ujë të Kuvajtit sigurohet përmes procesit të shkripëzimit të ujit të detit.

Autoritetet kuvajtiane u kanë bërë thirrje qytetarëve të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike për të ruajtur stabilitetin e rrjetit energjetik të vendit.

Irani më herët ka sulmuar impiantet e energjisë dhe të shkripëzimit të ujit në Kuvajt gjatë luftës, së bashku me objekte të tjera civile, si Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit, shkruan DW.