Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes mes grupeve fetare

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K. për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, më 16 prill 2026, i pandehuri, përmes rrjetit social Facebook, dyshohet se me dashje ka ndërmarrë veprime me qëllim të nxitjes dhe përhapjes publike të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve fetare.

“Aktakuza pretendon se i pandehuri i I.K., përmes veprimeve të tij inkriminuese, ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Republikën e Kosovës dhe duke rrezikuar rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Çështja penale do të shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë lidhur me akuzat e ngritura.