Enis Pllana, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, konfirmoi se sonte rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin, Pllana tha se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, “ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri”.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, tha Pllana.
