Ditën e sotme, Kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Lidhur me këtë çështje, kanë folur nga ky institucion. Më saktësisht, Arbnora Luta zëdhënëse e PS’së, njoftoi se Thaçi, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me shpronësimet në fshatin Shipitullë.
‘’Mund të konfrimojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.’’, ka thënë ajo.
