Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Pejë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mbreti Pirro”, në Pejë, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkaq i dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici.

Siç bën të ditur Policia, gjendja e të plagosurit është stabile, përderisa i dyshuari në polici ka dorëzuar edhe edhe 2 armë së bashku me 2 karikatorë dhe 15 fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa policia thekson se paraprakisht në shtëpinë e tij është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: 73- fishekë cal:7.65mm, 41 fishekë 9×19, dhe 3 karikatorë, raporton tutje “Zëri”.

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor në Pejë, më datën 13.07.2026, në orën 22:36, është informuar se në rrugën “Mbreti Pirro”, në Pejë, kishte ndodhur një plagosje dhe një person është lënduar.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty është hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjëherë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK- Prishtinë për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

I dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente, drejtori rajonal dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e sektorit rajonal për hetime DRP-Pejë, kanë punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar, gjithashtu me autorizim përkatës ligjor është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: 73- fishekë cal:7.65mm, 41 fishekë 9×19, dhe 3 karikatorë.

Sot me datën 14.07.2026 rreth orës 02:30, i dyshuari është vetëdorëzuar, i njëjti ka dorëzuar edhe 2 armë së bashku me 2 karikatorë dhe 15 fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti në prezencën e avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë.