Edhe pse sezoni veror ka sjellë shtim të lëvizjeve, në pikat kufitare të Kosovës deri më tani nuk është shënuar fluksi i madh i udhëtarëve.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurtra, duke lëvizur nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare.
Autoritetet presin që numri i mërgimtarëve dhe udhëtarëve të rritet gjatë ditëve në vijim, kur zakonisht krijohen kolona më të gjata dhe pritje më të zgjatura. Aktualisht, qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa vonesa të konsiderueshme.
