Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, duke argumentuar se Uashingtoni duhet të kompensohet për garantimin e sigurisë në një nga rrugët ujore më strategjike në botë.
Sipas Trump, SHBA ka kapacitetin për të garantuar sigurinë e kësaj rruge detare, e cila ka një rëndësi kyçe për transportin global të naftës dhe tregtinë ndërkombëtare. Ai la të kuptohet se Uashingtoni mund të marrë një rol më të madh në administrimin e saj.
“Ne do ta mbajmë ngushticën dhe ndoshta do ta drejtojmë atë. Do të bëhemi rojtarët e ngushticës”, tha Trump. Ai shtoi se një angazhim i tillë nuk duhet të jetë pa kosto, duke deklaruar: “Ndoshta do ta quajmë atë ‘Engjëlli Mbrojtës i Ngushticës’. Dhe duhet të rimbursohemi për këtë.”, tha Trump në një intervistë telefonike në Fox News’s Fox & Friends.
Reagimi i tij vjen pas sulmeve të fuqishme të regjimit terrorist iranian mbi Ngushticën e Hormuzit në drejtim të anjeve amerikane.
