Kupa e Botës 2026 ka hyrë në fazën më vendimtare dhe katër kombëtare – Argjentina, Franca, Spanja dhe Anglia – janë në garë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit.
FIFA ka analizuar katër finalet e mundshme, secila me histori, rivalitete dhe yje që premtojnë spektakël.
Një nga skenarët më tërheqës është finalja mes Francës dhe Anglisë.
Nëse “Les Bleus” eliminojnë Spanjën dhe Anglia kalon Argjentinën, tifozët do të shohin për herë të parë një finale Botërori mes këtyre dy gjigantëve evropianë.
Dueli do të vinte përballë emra si Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham, ndërsa anglezët do të kërkonin edhe hakmarrjen për eliminimin në çerekfinalet e Botërorit 2022.
Një tjetër mundësi është përsëritja e finales legjendare të Katarit 2022 mes Francës dhe Argjentinës.
Pas sfidës epike që përfundoi 3-3 dhe u vendos me penallti në favor të Argjentinës, një përballje e re do të ishte mundësia ideale për francezët të marrin revanshin, ndërsa Lionel Messi do të synonte mbrojtjen e trofeut.
Nëse Spanja kalon Francën dhe Anglia eliminon Argjentinën, finalja do të ishte një ribashkim i finales së Euro 2024, të fituar nga spanjollët me rezultatin 2-1.
Anglezët do të kërkonin të ndryshonin historinë, ndërsa të dy kombëtaret do të luftonin për titullin e dytë botëror.
Skenari i katërt parashikon një duel mes Spanjës dhe Argjentinës.
Një finale e tillë do të vinte përballë kampionët e Evropës me kampionët në fuqi të botës dhe do të ishte përballja e parë mes tyre në Kupën e Botës që nga viti 1966.
Gjithashtu, do të ofronte një duel simbolik mes legjendës Lionel Messi dhe yllit të ri spanjoll, Lamine Yamal.
Gjysmëfinalet do të përcaktojnë se cili prej këtyre skenarëve do të bëhet realitet, ndërsa tifozët në mbarë botën presin me interes të mësojnë se cilat dy kombëtare do të zbresin në fushë më 19 korrik në stadiumin “New York New Jersey”, për të luftuar për titullin kampion të botës.
