Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë Shqipërinë, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar një nismë ndërgjegjësuese, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve freskim me ujë në sheshet e qytetit.
Përmes një mesazhi publik, zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve, duke kujtuar se edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, të rrezikojë jetën e njerëzve dhe të shkatërrojë sipërfaqe të tëra me bimësi, shkruan Euronews.al
“Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë. Ju zgjidhni të mos ndizni zjarr”, është mesazhi që përcjell Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit, në një periudhë kur rreziku për zjarre mbetet i lartë për shkak të vapës ekstreme.
