Rikthimi i shumëpritur i Conor McGregor në oktagon nuk shkoi sipas planit. Irlandezi u mposht nga Max Holloway me nokaut teknik në raundin e parë në duelin kryesor të mbrëmjes së UFC 329.
Lufta praktikisht mori fund që në sekondat e para. McGregor pësoi një dëmtim serioz në gju teksa tentoi një goditje të lartë me këmbë, duke e lënë të pafuqishëm për të vazhduar normalisht. Holloway përfitoi nga situata dhe e mbylli meçin me TKO.
Për Hollowayn, kjo ishte paraqitja e parë në kategorinë welterweight (77 kg), ndërsa fitorja ndaj një emri si McGregor i dha një sukses të madh në debutimin e tij në këtë peshë.
Interesant është fakti se dy luftëtarët ishin përballur edhe më shumë se një dekadë më parë, kur McGregor kishte triumfuar ndaj Hollowayt.
Edhe në atë duel, irlandezi kishte pësuar një dëmtim në gju, por këtë herë pasojat pritet të jenë shumë më të rënda dhe ta mbajnë larg oktagonit për një periudhë të gjatë.
