Numri i të vdekurve nga dy tërmetet që goditën Venezuelën muajin e kaluar është rritur në 4.118, ndërsa 16.740 persona janë lënduar dhe mijëra të tjerë ende janë të zhvendosur, njoftoi kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.
Rodriguez tha se 86.794 familje kanë marrë ndihmë pas katastrofës.
Ai bëri të ditur se 6.462 persona janë shpëtuar, ndërsa 856 ndërtesa janë dëmtuar dhe 190 janë shembur.
Autoritetet kanë shpërndarë 9.766 tonë ushqime dhe më shumë se 13,9 milionë litra ujë, ndërsa 29.966 pacientë kanë marrë trajtim mjekësor.
Sipas Rodriguez, 30.076 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe 29.843 vullnetarë janë angazhuar në operacionet e ndihmës, të mbështetur nga 3.454 punonjës ndërkombëtarë të shpëtimit.
Gjithsej 89 kampe të përkohshme janë ngritur për banorët e zhvendosur, ndërsa autoritetet kanë regjistruar 1.171 pasgoditje që nga tërmetet fillestare, raporton AA.
Ndryshe, dy tërmete me magnitudë 7,2 dhe 7,5 goditën Venezuelën më 24 qershor, me një diferencë prej 39 sekondash.
Tërmetet shkaktuan shkatërrime të mëdha, duke nxitur një reagim të gjerë humanitar kombëtar dhe ndërkombëtar
