Kosovë Lajme

Fermeri që hodhi qumështin në lum denoncohet nga K.R.U ‘Gjakova, shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me ujë

K.R.U. “Gjakova” ka dërguar padi ndaj fermerit Tafë Çeku, pasi publikoi një video duke derdhur qumësht në lumin Bistricë, ujërat e të cilit përfundojnë në kanalin furnizues të Liqenit të Radoniqit.


Ujësjellësi thotë se veprimi ka detyruar ndërprerjen e përkohshme të mbushjes së liqenit me ujë, deri në përfundimin e vlerësimeve teknike, për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm.

K.R.U. “Gjakova” ka paralajmëruar gjithashtu se ndaj fermerit do të iniciohet edhe procedurë gjyqësore.

Fermeri sipas videos se publikuar e ndërmori këtë veprim në shenjë proteste, duke pretenduar se mbeti pa mundësi ta dorëzonte qumështin pas mbylljes së qumështores Vita, e cila grumbullonte prodhimin e tij.

POSTIMI