Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi të enjten marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleancës së NATO, duke i cilësuar ato si të njëanshme dhe të padrejta për Uashingtonin.
Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të vazhdojnë në një rrugë që, sipas tij, “nuk është reciproke”.
Ai argumentoi se aleatët nuk kanë treguar të njëjtin nivel mbështetjeje ndaj SHBA-së.
“Ata nuk ishin aty për ne,” shkroi Trump, duke lënë të kuptohet se vendet anëtare të NATO-s nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj Uashingtonit në mënyrë të barabartë..

