Kronikë Policore Lajme Shqipëri

Tërbimi i ‘revolucionit të flamingove’ në Tiranë: 19 të arrestuar dhe 12 tjerë nën hetime

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona pas incidenteve që ndodhën gjatë protestës së djeshme para Parlamentit, përcjell KFVAgency.com


Sipas policisë, ata akuzohen se kanë kundërshtuar efektivët, kanë hedhur sende të forta, kanë dëmtuar një makinë policie dhe kanë sulmuar deputetë.

Mes të arrestuarve është edhe një 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës.

Nga përplasjet mbetën të lënduar 15 policë, ndërsa u dëmtua edhe një automjet i policisë.

Ndërkohë, 12 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Policia thotë se po punon edhe për identifikimin e 6 personave të tjerë, të cilët janë filmuar duke kryer akte dhune gjatë protestës.

Tutje policia njofton se materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

POSTIMI