Në përfundim të procesit Gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, janë aktivizuar figurat kyçe të politikës ruse që po kërkojnë dënimin e tyre.
Ishte Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka bërë një deklaratë lidhur me Kosovën dhe procesin gjyqësor, duke pretenduar se paqja në Ballkan mund të arrihet vetëm nëse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Paqja në Ballkan arrihet vetëm me dënimin e Hashim Thaçit, i udhëheqës i organizatës terroristë UCK”, është shprehur Lavrov.
Në ton të njëjtë është shprehur edhe Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, e cila duke i paraqitur si “realitet”, UÇKnë i quajti si “bandat e fshehta të shqiptarëve të Kosovës”, që sipas saj bënin terror të zgjatur.
Madje e njëjta po pret që Specialja “po zbardh” atë që e quan ajo të vërtetë, duke shpresuar për dënimin e tyre.
” Gjykimi po zhvillohet në Hagë, për të qenë e sinqertë është shpresa e fundit për drejtësi. Siç e keni dëgjuar është thënë shumë se konflikti në Kosovë, gjoja ishte luftë për pavarësi. Po zhvillohet një glorifikim i qëllimshëm i pajustifikuar, duke u përpjekur të jepet një pamje fisnike, një situatë që në realitet përbënte terror të zgjatur nga bandat e fshehta të shqiptarëve të Kosovës. Thelb i vërtetë i kësaj po zbardhet tani në Gjykatën Speciale në Hagë”, deklaroi zëdhënësja.
Deklaratat e tilla nga diplomacia ruse nuk janë befasuese pasi dihet publikisht qëndrimi i vazhdueshëm i Moskës kundër Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Madje dhe vetë Gjykata Speciale vazhdimisht është kritikuar se është e politizuar dhe se ndikimin direkt e ka nga Rusia dhe Serbia.
Qasje të tillë u akuzua edhe vet Specialja që mbante ndaj katërshes që po gjykohet atje, derisa po kritikohet se rrënjët e saj janë thellë në Moskë dhe Beogradë.
