Kosovë Kronikë Policore Lajme

Eskalon situata pas aksidentit në Drenas, një person përfundon i therur

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Drenas, ku një mosmarrëveshje në trafik ka agravuar deri në dhunë fizike me pasoja të rënda.


Raportohet se rreth orës 12:30, dy drejtues mjetesh janë përfshirë fillimisht në një përplasje rrugore. Sipas informacioneve të para, pas aksidentit, situata mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke degraduar në një konflikt të ashpër ku është përdorur edhe një mjet i mprehtë (thikë).

Si pasojë e këtij sulmi, një person ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 11:00 e kemi pranuar informatën që një person është lënduar nga një mjet i mprehtë. I njejti ka pranuar tretman mjekësor”, deklaroi zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana .