Kosovë Kronikë Policore Lajme

FSK gjen trupin e pajetë të 25 vjeçarit në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur trupin e pajetë të Lirim Ruhanit, i cili u zhduk dje në liqenin e Batllavës, shkruan Periskopi.

“Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të FSK- së, kanë arritur të gjejnë tupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës”.

FSK tha se i gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Podujeves

Ndryshe gazeta ka raportuar dje ekskluzivisht për këtë ngjarje nga burimet e veta.

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.”, ka thënë Pllana.

Ai ka bërë të ditur se rreth orës 13:00 ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.