Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor të publikuar nga nga faqja e fshatit Damanek në Facebook, ku bëhet e ditur se viktima është Rina Safet Krasniqi.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, në moshën 20-vjeçare, Rina Safet Krasniqi nga fshati Damanek”, thuhet në njoftim.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
