Kosovë Lajme Politikë

Kryesa e LDK’së sot në takim me kryetarët e degëve, në fokus kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, duke filluar nga ora 15:00.

Sipas burimeve të Periskopit, në këtë takim pritet të diskutohet situata aktuale brenda partisë, ku disa degë dhe figura të larta të LDK-së kanë dalë publikisht duke kërkuar përgjegjësi politike nga udhëheqja, madje edhe dorëheqjen e kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Pakënaqësitë janë shtuar pas rezultatit të dobët zgjedhor dhe mënyrën e drejtimit të partisë, ndërsa brenda LDK-së po kërkohet përcaktimi i përgjegjësive politike.

Mbetet të shihet nëse nga mbledhja e sotme do të dalin vendime konkrete për tejkalimin e krizës së brendshme, meqenëse kryetarit të partisë as që po i shkon në mendje dorëheqja.

Le ta harrojnë, as që vjen në shprehjeka deklaruar ai.