Policia ka ndaluar disa persona pas përfundimit të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.
Personat janë ndaluar nën dyshimin se kanë kënduar këngë nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.
Gatë kontrollit të pjesëmarrësve në dalje nga Gazimestani, janë identifikuar të dyshuarit, të cilët më pas janë shoqëruar nga policia.
Ende nuk dihet se sa persona janë ndaluar.
