Kosovë Lajme

Në prag të Ditës së Pavarësisë, Ambasada e SHBA’së vendos flamurin gjigant amerikan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka nisur përgatitjet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, e cila festohet më 4 Korrik.


Në kuadër të këtyre përgatitjeve, në objektin e ambasadës është vendosur një flamur i madh amerikan, si simbol i kremtimit të kësaj date.

Pamjet janë publikuar në rrjetin social Facebook, ku ambasada ka ndarë edhe një mesazh me rastin e afrimit të festës kombëtare.

“Në U.S. Embassy Pristina, me krenari shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi për të festuar ditëlindjen e 250-të të Amerikës”, është shkruar në postimin e ambasadës.

POSTIMI