Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, në vitin 2025 ka financuar disa federata sportive në kundërshtim me rregulloren dhe duke anashkaluar thirrjen publike.
Raporti vjetor i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka zbuluar se në pesë raste janë ndarë mbi 1.7 milionë euro për organizimin e aktiviteteve shtesë sportive nga kampionate evropiane në volejboll, hendboll, basketboll, esports dhe pingpong.
Kjo kishte ndodhur si pasojë e mosfunksionimit të mekanizmave të kontrollit në mbikëqyrjen dhe zbatimin e kritereve të përcaktuara në rregulloren në fuqi, thuhet në raport, shkruan Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

ZKA ka theksuar se anashkalimi i thirrjes publike ndikon në uljen e transparencës dhe efikasitetit në përdorimin e fondeve publike për financimin e aktiviteteve shtesë të organizatave sportive.
Me këtë çështje, tash duhet të merret Ministria për Rini dhe Sport, e udhëhequr nga Blerim Gashani, pasi MKRS është ndarë nga Qeveria në dy dikastere.
