Lajme Sport

Messi e kryeson garën për “Këpucën e Artë”, Mbappé, Haaland dhe Vinicius i qëndrojnë pranë

Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 po shkon drejt fundit dhe gara për titullin e golashënuesit më të mirë është bërë gjithnjë e më interesante.

Në krye të renditjes vazhdon të jetë Lionel Messi, i cili i ka realizuar 5 gola me Argjentinën.

Pas tij renditen tre emra të mëdhenj të futbollit botëror, Kylian Mbappé, Erling Haaland dhe Vinicius Junior, të tre me nga 4 gola, duke e mbajtur gjallë luftën për “Këpucën e Artë”, shkruan “Gazeta Express”.

Renditja e golashënuesve:

5 gola

Lionel Messi (Argjentina)

4 gola

Kylian Mbappé (Franca)

Erling Haaland (Norvegjia)

Vinicius Junior (Brazili)

3 gola

Deniz Undav (Gjermania)

Jonathan David (Kanadaja)

Johan Manzambi (Zvicra)

Ismael Saibari (Maroku)

Matheus Cunha (Brazili)

Me nga 2 gola figurojnë, mes të tjerëve, Harry Kane, Cristiano Ronaldo, Kai Havertz, Cody Gakpo, Folarin Balogun, Daichi Kamada, Ayase Ueda, Mikel Oyarzabal dhe Ruben Vargas.

Me fillimin e fazës me eliminim direkt, renditja pritet të ndryshojë ndjeshëm, pasi favoritët do të kenë mundësi ta shtojnë numrin e golave në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë të Botërorit 2026.