Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë.
Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 7.45 për qind e votave, përkatësisht 185 kuti të votimit.
Në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kryeson listën me më së shumti vota.
Pas tij renditet Përparim Gruda, ndërsa në mesin e kandidatëve më të votuar deri tani janë edhe Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Elmi Reçica, Arbnore Salihu, Kosovare Murseli dhe Arben Mustafa.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët po vazhdon në qendrat e numërimit, ndërsa rezultatet pritet të përditësohen gjatë orëve në vijim.
