Menjëherë pas përmbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, është publikuar projeksioni statistikor i analistit Bleron Baraliu mbi përqindjet që pritet t’i fitojnë subjektet kryesore politike.
Sipas këtij projeksioni, Lëvizja Vetëvendosje udhëheq dukshëm ndaj partive të tjera, ndërsa gara për vendin e dytë zhvillohet mes PDK-së dhe LDK-së.
Rrenditja e plotë e partive sipas projeksionit të Baraliut është si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 48.7%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 20.0%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 17.4%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 6.2%

