Kosovë Lajme Politikë

Nis votimi në jug dhe veri të Mitrovicës

Sikurse në të gjitha qendrat e tjera të votimit në qytetet e Kosovës, edhe në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera veriore të Kosovës ka filluar procesi i votimit.

Ekipi është duke përcjellë nga afër zhvillimet në këto qendra të votimit.

Në Mitrovicën e Jugut, të drejtë vote kanë rreth 80 mijë qytetarë, të cilët mund të votojnë në 32 vendvotime dhe një vendvotim me kusht.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut, të drejtë vote kanë 18 mijë e 781 qytetarë, të cilët votojnë në gjashtë qendra të votimit dhe një vendvotim me kusht.

Në të gjitha proceset zgjedhore në Mitrovicën e Veriut, qytetarët serbë në mënyrë të organizuar marrin pjesë në procesin e votimit.

Komisionet Komunale të Zgjedhjeve kanë konfirmuar se të gjitha materialet zgjedhore kanë arritur me kohë në qendrat e votimit dhe se të gjithë vëzhguesit janë sistemuar në qendrat e votimit.