Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me kandidatët e tjerë për deputetë si Glauk Konjufca, Xhelal Svecla, e Albulena Haxhiu dolën në sheshin “Skënderbeu” pas rezultateve të para.
E fjalën Kurti ia kaloi menjëherë Konjufcës, i cili falënderoi qyfterët e uroi qeverinë Kurti 4.
“Faleminderit që sot ia keni qit pikën. Urime Qeveria Kurti 4. Po e falënderojmë së pari popullin tonë të dashur e të mirë i cili nuk u lodh k urrë duke mbështetur Vetëvendosjen. Sot kemi treguar e jo vec sot, se shpesh zgjedhje na ra me pas. Ju faleminderit secilit qytetarë që ka tregu kulturë të lartë demokratike. Faleminderit nga zemra. Vetëm ju duke qenë të palodhur e vetëm populli din me arrit këtë rezultat përmes votës në mënyrë të civilizuar në mbështetje të Vetëvendosjes, edhe një herë faleminderit nga zërma popullit të Kosovës”, deklaroi Konjufca.
“Faleminderit mijëra aktivistëve që kurrë nuk janë ndalë tu punu. Faleminderit special për mërgatën tonë”.
