Shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë janë dëmtuar nga persona të panjohur.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Sibofc të komunës së Obiliqit, ku thuhet se dëmtimet janë të konsiderueshme dhe kërkojnë ndërhyrje për sanimin e tyre.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe përfaqësuesi i fshatit, Afrim Mexhuani.
Ai tha se po e bëjnë renovimin e tyre.
“Na i kanë dëmtu para do dite, po i renovojmë. Po i dhezim, kismet sonte apet për inati të armikut”, tha Mexhuani.
