Lajme Shqipëri

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

Portonovës, në Zvernec. Teli me gjemba ishte vendosur mbi tokë dhe përgjatë perimetrit të rrethimit, ku prej disa kohësh po kryhen punime në kuadër të projektit në fjalë.

Sipas informacioneve nga terreni, heqja e tij është kryer gjatë ditës së diel nga vetë investitorët e projektit. Vendosja e telit me gjemba erdhi pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë private. Incidenti çoi edhe në shoqërimin dhe më pas arrestimin e një prej protestuesve.

Ndërkohë, gjatë kësaj të hëne situata në zonë paraqitet e qetë. Nuk janë konstatuar lëvizje të mjeteve të rënda dhe as zhvillim i punimeve brenda kantierit. Gjithashtu, përgjatë zonës së rrethuar është vënë re një prani më e reduktuar e punonjësve të sigurisë private krahasuar me ditët e mëparshme.

Banorët dhe vizitorët e zonës vijojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimet që lidhen me këtë projekt, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata dhe nëse punimet do të rifillojnë në ditët në vijim.