Kosovë Lajme Shëndetësi

Ankohet qytetari: Onkologjia nuk ka terapi që dy muaj, pacientët po i paguajnë vetë

Pacientët që po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po obligohen ta paguajën terapinë vetë.

Kështu ka thënë një qytetar që është lajmëruar në redaksinë e Gazetës Insajderi. Ai në kushte anonimiteti ka thënë se tash e më shumë se një muaj s’ka terapi në këtë klinikë, ku trajtohen rastet onkologjike.

Ai ka thënë se personalisht i është dashur të blejë terapinë e nevojshme për trajtim.

ShSKUK deri më tani nuk ka lëshuar ndonjë njoftim lidhur me mungesën e terapive në këtë klinikë.