Kandidati për deputet nga Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një tubim që do të mbahet në Skenderaj.
Ai ka ftuar qytetarët që në ora 18:00 të mblidhen në Sheshin “Adem Jashari”, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe pjesëmarrjes qytetare.
“Le të mblidhemi bashkë dhe t’u tregojmë të gjithëve se Drenica nuk njolloset, nuk përçahet dhe nuk nënshtrohet”, ka deklaruar Lushtaku.
