Inputet bujqësore si farërat, plehrat, pesticidet dhe ushqimi për kafshë janë shtrenjtuar me rreth 5 për qind në tremujorin e parë të vitit, kryesisht për shkak të importit.
Kjo po vështirëson punën e fermerëve, të cilët mund të detyrohen të përdorin inpute më të lira dhe me cilësi më të ulët.
Si pasojë, pritet të ulet prodhimtaria dhe të rriten çmimet e produkteve bujqësore.
