Lajme Shëndetësi

Qindra familje po i drejtohen një emri të vetëm”:Psikologu Elshani kthehet në ndër figurat më të kërkuara për trajtimin e shëndetit mendor në Kosovë!

Në vitet e fundit, shëndeti mendor është kthyer në një nga sfidat më të mëdha sociale në Kosovë, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarë po kërkojnë ndihmë profesionale për ankthin, stresin, depresionin dhe çrregullimet tek fëmijët. Në mesin e emrave që po përmendet vazhdimisht nga pacientët dhe familjarët është Hazir Elshani, doktor i Psikologjisë Klinike dhe drejtues i ambulancës “DENTRITE HE” në Fushë Kosovë.

Sipas shumë qytetarëve që kanë ndarë përvojat e tyre, klinika është kthyer në një nga adresat më të rekomanduara për trajtime psikologjike dhe mbështetje profesionale në vend. Familje të shumta tregojnë se pas konsultave dhe trajtimeve me psikologun Elshani, kanë arritur përmirësime të dukshme tek fëmijët dhe familjarët e tyre, duke rikthyer stabilitetin emocional dhe komunikimin në familje.

Ambulanca “DENTRITE HE” ofron trajtime për një numër të madh çrregullimesh dhe vështirësish psikologjike, duke përfshirë trajtimin e fëmijëve me çrregullime në komunikim, vështirësi në të nxënë, probleme në sjellje, ADHD, Sindromën Down dhe Çrregullimet e Spektrit të Autizmit. Po ashtu, klinika ofron psikoterapi për trauma, terapi njohëse të sjelljes (CBT), ABA terapi, teste psikologjike profesionale, raporte vlerësimi, si dhe hartimin e Planeve Individuale të Edukimit dhe Arsimit (PIE-PIA).

Burime pranë familjeve që kanë ndjekur trajtime në këtë klinikë tregojnë se interesimi është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, ndërsa pacientë nga qytete të ndryshme të Kosovës po kërkojnë termine për konsultë profesionale me Hazir Z. Elshani.

Një pjesë e madhe e referimeve, sipas pacientëve, vjen nga rezultatet pozitive që persona të ndryshëm kanë përjetuar pas trajtimeve në këtë ordinancë. Pikërisht kjo ka bërë që emri i klinikës “DENTRITE HE” të përmendet shpesh si një nga qendrat më serioze dhe më të besueshme për psikologji klinike në vend.

Ekspertë të fushës së shëndetit mendor vlerësojnë se ndërgjegjësimi për rëndësinë e trajtimeve psikologjike po rritet çdo ditë, ndërsa qytetarët po e kuptojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e mbështetjes profesionale në kohë.

Në qendër të këtij besimi, sipas pacientëve dhe familjarëve, mbetet përkushtimi profesional dhe qasja humane e psikologut klinik Hazir Z. Elshani, i cili prej vitesh vazhdon të trajtojë raste të shumta me përkushtim dhe profesionalizëm.

Ambulanca e Psikologjisë Klinike “DENTRITE HE” ndodhet në Rrugën “28 Nëntori”, Lagjja Dardania nr. 37 në Fushë Kosovë. Për informata dhe rezervime të termineve, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin +383 48 777 102 (WhatsApp dhe Viber), si dhe përmes emailit: hazirelshani111@gmail.com.