Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vdes një këmbësor në Pejë pasi goditet nga vetura, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, derisa drejtuesi i veturës është larguar nga aty.

“Një veturë e ka goditur një këmbësor, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes. Vozitësi është larguar nga vendi i ngjarjes. Prokurori i rastit dhe njësiti i aksidenteve janë në vendngjarje”, ka thënë Gashi,