Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme patën një burrë dhe një grua sot në Durrës, në lagjet 17 dhe 18.
Në zonën e ish-Kënetës, një 68- vjeçar u gjet në banesë nga familjarët, pak pasi kishte dhënë frymën e fundit.
Policia që shkoi në vendngjarje tha se heton vetëvrasje përmes varjes në litar.
Ndërkaq në lagjen 18 të qytetit bregdetar u shënua një tjetër vetëvrasje.
Një grua 46 vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati që shihni në këtë pamje pak pas tragjedisë.
Të dyja ngjarjet po hetohen si vetëvrasje, por shkaqet e tyre mbeten në kuadrin e hetimeve të mëtejshme.
