Kosovë Lajme Politikë

Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas eskortën: Rrenc, lem rehat o vlla

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se “kryetari i Skenderajt ka synuar të aksidentohet me eskortën ku ndodhesha unë”.

Për këtë çështje është lidhur direkt në “Pressing” të T7 kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka thënë se nuk ka lidhje më këtë rast, duke thënë se do të merret personalisht me Kurti qoftë edhe përmes padive.

“Unë e di që Kurti është edhe mashtrues edhe rrenc, dhe kjo nuk i bën nder atij”.

“Unë s’po e kuptoj, po i them Albin Kurtit, lem rehat o vlla”, tha Lushtaku.

“Vetëm Kurti nëse ka frikë nga vetvetja, sepse unë lidhje nuk kam me atë rast. Ai ka qenë me eskortën, dhe unë ka dalë nga pompa e benzinës, janë kamerat dhe nuk është mirë me u sjëllë në këtë mënyrë”, ka thënë ai.