Lajme Maqedoni

Protesta në RMV, studentët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit maqedonas

Po vijon në Shkup protesta e madhe e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe.

Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, raporton TV 21.

Ata gjithashtu dëgjohen duke thirrur: “Gjuha shqipe identitet, gjuha shqipe amanet, gjuha shqipe nuk negociohet”.

Këtyre protestave i janë bashkuar dhe studentët shqiptarë nga Kosova, ndërsa ata nga Shqipëria vijojnë të jenë të bllokuar në kufi.

Protesta nisi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe me thirrjet “UÇK”, ndërsa protestuesit nisën marshimin në mënyrë të organizuar.

Studentët po protestojnë për të kërkuar lejimin e mbajtjes së provimit edhe në gjuhën shqipe, pasi ajo gëzon status zyrtar në vend.

Organizatorët kanë paralajmëruar për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale është çështje dinjiteti dhe barazie.