Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Drejtësisë, tash as tri javë nga data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka hapur konkurs për pozita të lira për zyrtarë korrektues.
15 pozita në qendrën e paraburgimit në Gjilan, 15 pozita në qendrën korrektuese në Dubravë dhe 20 pozita në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Afati i aplikimit: 20.05.2026 – 19.06.2026
Postimi i plotë:
✅️Hapet konkursi për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Ftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve kyçe të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.
Pozitat sipas institucioneve:
• Qendra e Paraburgimit në Gjilan – 15 pozita
• Qendra Korrektuese në Dubravë – 15 pozita
• Burgu i Sigurisë së Lartë (BSL) – 20 pozita
Afati i aplikimit: 20.05.2026 – 19.06.2026
Detajet e konkursit dhe formularin e aplikimit i gjeni të bashkangjitura në linqet e mëposhtme:
https://shkk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/Konkursi.pdf
https://shkk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/Aplikacioni-i-MD-SHKK-1.pdf
