Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 21:40, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, teksa hetimet për rastin kanë nisur.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, konfirmoi Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Sipas burimeve i plagosuri është Harbin Vitia.
