Kosovë Kronikë Policore Lajme

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

Lëvizja Vetëvendosje tha se sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani.

Në anën tjetër, Lushtaku ka mohuar sulmin, ai tha se qytetarët reaguan pasi u etiketua si “Sami Serbia”.

Pas këtij rasti, janë aktivizuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

POSTIMI

“Policia e Krimeve të Rënda është duke shku në vend ngjarje edhe në koordinim me prokuroren kujdestare janë tu i ndërmarrë të gjitha veprimet. Ende policia s’ka dalë në vendngjarje dhe ende nuk ka urdhëresë për t’u intervistuar dikush”, tha për “Betimi për Drejtësi“, Valon Prenteni- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Kurse, Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës njoftoi se dy persona me lëndime- njëri në fytyrë e kokë dhe tjetri me gërvishtje, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike. Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftim.