Kosovë Lajme

“Çka ke folur me Vuçiqin dhe Lajçakun” – Kurti i ikë pyetjeve, s’përgjigjet për akuzat e Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj deklaratave dhe akuzave të fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat që Osmani ia ka adresuar ditëve të fundit, Kurti nuk ka komentuar, duke dhënë vetëm një përgjigje të shkurtër.

“Duhet të shkojmë me shpejtësi në Ferizaj”, tha ai shkurt.