Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kërset boksi në Istog: Shtatë persona bëhen për spital, Policia jep detaje

Një incident i rëndë me përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të komunës së Istogut, ku janë përfshirë shtatë persona.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:50 dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi.

Rasti, vazhdon të jetë nën hetime.