Kosovë Lajme

Kapen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën e një shtetasi të Serbisë në Merdarë

Një shtetas serb i cili ishte duke hyrë në Kosovë është ndaluar në pikën kufitare në Merdar.

Sipas njoftimit të Policisë, vetura është ndalur për kontroll dhe më pas i janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës.

Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë.

“PKK Merdarë 11.05.2026-16:25. Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në njoftim.