Me ndeshjen që ka nisur nga ora 16:00, Trepça po i bën konak Vushtrrisë, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën e Parë.
Para ndeshjes, ishte bërë me dije se tifogrupi “Forca” i Vushtrrisë do të marrë rrugën drejt Mitrovicës, më saktëisht stadiumit “Riza Lushta”, për ndeshjen ndaj Trepçës.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi, pasi Policia e Kosovës u doli në rrugë si pengesë.
Madje, pati përleshje mes Policisë dhe tifogrupit vushtrrias.
Në një video të publikuar nga emisioni “Kampionët” shihet përleshja mes dy palëve.
“Forca” nuk u lejua të vazhdojë më tutje, dhe madje është njoftuar edhe për persona të arrestuar.
