Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është deklaruar rreth procesit të votimit të presidentit të ri të vendit.
Zëdhënësja Catalina Heine, ka deklaruar se Berlini zyrtar pret që të gjitha palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën.
“Ne po ndjekim procesin në vazhdim dhe presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në përputhje me kushtetutën”, ka thënë Heine Klankosova.tv.
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e ka shtyrë seancën për votimin e presidentit për në orën 19:00.
Ndonëse pa praninë e 2/3-tave të deputetëve, Haxhiu kishte lejuar që të zhvillohet raundi i parë i votimit ku kanë marrë pjesë vetëm 64 deputetë.
Prej 64-ve sa morën pjesë në votim, 63 vota kanë qenë për kandidaturën e Feride Rushitit dhe një votë e pavlefshme.
Një seancë në tentativë për t’i dhënë fund këtij procesi do të zhvillohet edhe sonte nga 0ra 19:00.
Ndërkaq, afati i fundit për zgjedhjen e shefit të shtetit bazuar në Kushtetutën e Kosovës është sonte në orën 00:00.
