Kosovë Kronikë Policore Lajme

Zhduket 17-vjeçari Muhamed Bala nga Mitrovica, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Muhamed Bala i moshës 17 vjeçare është larguar nga shtëpia në Mitrovicë dhe ende s’dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Familja ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar në polici, përderisa për 17 vjeçarin thotë se për herë të fundit është parë dje në ora 13:45 te Xhamia Isa Beg në Mitrovicë.

Njoftimi i familjes:

Njoftim për person të humbur

Ju lutem, ndihmoni në gjetjen e djalit -familjarit tonë të humbur.

Emri: MUHAMED BALA

Mosha: 17 vjeçar

Gjinia: Mashkull

Përshkrimi fizik: Gjatësia 1.80, ngjyra e flokëve kafe e mbylltë, ngjyra e syve e kaltërt, veshja e fundit, duks i zi me patent, maice te gjelberte,trenerkat e poshtme ngjyre e zeze e perzier me ngjyre hiri, puma të zeza!

Është parë për herë të fundit më: 25.04.2026 ora 13:45 tek XHAMIA ISA BEG në Mitrovicë.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë shumë i rëndësishëm per ne.

Ju lutem kontaktoni në: 044 288 211, ose 045 985 859, 049 203 741

ose lajmëroni policinë më të afërt.

Faleminderit për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj!